Arbëri

Kosova afër marrëveshjes tregtare me Britaninë

 

Mbretëria e Bashkuar është në fazën përfundimtare të arritjes së një marrëveshjeje bilaterale tregtare me Kosovën para se të largohet nga Bashkimi Evropian, më 31 tetor.

Të dyja shtetet janë në diskutime për një transicion teknik nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) të Bashkimit Evropian me Kosovën në marrëveshje bilaterale individuale në mes dy vendeve, shkruan sot “Koha Ditore”.