Arbëri

Serbia vazhdon lobimin kundër pranimit të Kosovës në Interpol

Serbia vazhdon lobimin kundër pranimit të Kosovës në Interpol

Beograd, 28 gusht - Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq i ka thënë sot ambasadorit të Venezuelës në Beograd, Dimas Hesusa Alvarenga Guera, se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë policore, juridike e as politike nga viti i kaluar kur në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit u refuzua kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.

Stefanoviq, në stilin tashmë të njohur të propagandës e shpifjeve serbe kundër çdo gjëje shqiptare, citohet të ketë thënë se "pranimi eventual i Kosovës në Interpol do të kishte pasoja të gjera dhe do të çonte nga keqpërdorimi i data bazës së organizatës ndërkombëtare të policisë, duke krijuar mundësi që të dhëna sekrete të bien në duar të kriminelëve dhe terroristëve", e citojnë atë mediat.