Arbëri

Gjykata e shkallës së parë i drejtohet Supremes për rastin e “Veteranëve”

Foto: Koha / ilustrim
 

Procesi i rregullt gjyqësor në rastin “Veteranët” nuk do të mund të fillojë derisa të qartësohet nga Gjykata Supreme çështja e kompetencave mes departamenteve të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Pas vërtetimit disa ditë më parë të aktakuzës në Gjykatë të Apelit, tani shkalla e parë është para dilemës së cili departament duhet të vazhdojë ta shqyrtojë lëndën. Duke qenë se në Apel për këtë rast ka vendosur Departamenti Special, gjykata nuk e ka të qartë nëse për gjykimin më tutje të kësaj lënde është kompetent Departamenti i Krimeve të Rënda (ku është shqyrtuar deri më tani) apo Departamenti Special, shkruan sot “Koha Ditore”.