1 perditesime
14:07

Pacolli udhëtoi për Helsinki ku nesër diskutohet për taksën e Kosovës

Ndërkohë në interesimin e Koha.net nëse për në Helsinki ka udhëtuar ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli ku ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë edhe për taksën e Kosovës, këshilltari i tij Jetlir Zyberaj tregoi se tashmë ai është nisur në këtë rrugë.

Siç është paralajmëruar ministrat e jashtëm të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor, në një takim joformal ndër të tjera do të diskutojnë edhe për taksën e Kosovës ndaj produkteve serbe e BeH-së, si dhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë, ku as pas dhjetë muajsh pas zgjedhjeve nuk është formuar qeveria e këtij shteti.

13:50

Ministrat e jashtëm të BE-së nesër në Helsinki diskutojnë për taksën e Kosovës

Ministrat e jashtëm të Bashkimi Europian sot e nesër në Helsinki në një takim joformal në formatin Gimni do të shqyrtojnë një varg çështjesh, si ato të kërcënimeve hibride, Lindjen e Afërme, Iranin, por edhe për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Siç raportohet, shefat e diplomacive të BE-së dhe partnerëve të tyre nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Serbia, BeH, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi) nesër do të shqyrtojnë situatën në rajon, e cila vlerësohet e ndërlikuar, siç thuhet sidomos nga shkaku i taksës së vendosur nga Kosova ndaj mallrave me origjinë serbe dhe BeH, si dhe nga shkaku i mosformimit të qeverisë në BeH dhjetë muaj pas zgjedhjeve, raporton portali Agence Europe, transmeton Koha.net.