Arbëri

Kosova pjesë e barabartë e ministerialit të shefave të diplomacisë të BE-së dhe të rajonit në Helsinki

 

Helsinki, 30 gusht – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, po përfaqëson Kosovën në takimin e rëndësishëm që shënon njëkohësisht fillimin e presidencës finlandeze të BE-së.

Dje nisi në Helsinki të Finlandës takimi informal i 28 ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, drejtuesve të komisionit me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor.