3 perditesime
20:56

Kuçi thotë se AAK-PSD është e para, Bislimi i thotë se s’ka sondazh që ju vë në vend të dytë

Sekretari organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi, ka shprehur bindjen se AAK-ja dhe PSD-ja kanë krijuar koalicionin fitues.

“Ne jemi koalicioni fitues”, ka thënë Kuçi në Rubikon të KTV-së.

“Kemi qenë për 12 vite jashtë pushtetit, dhe i kemi kushtuar rëndësi pushtetit lokal. Para se me hy me PAN, ne kemi qenë 15 për qind. Brenda PAN-it ne e kemi pasur një synim që ta kthejmë z. Haradinajn kryeministër, sepse si kryeministër ka shkuar në Hagë”, ka thënë Kuçi.

zgjedhje lokale mund të them se jemi të parët,meqë 7 komuna i kemi fituar dhe në 7 të tjera jemi në bashkëqeverisje. Është Qeverisja është më e mirë”, ka thënë ai.

Por këtë nuk e ka pranuar Besnik Bislimi i Vetëvendosjes.

“Nëse ju mundeni me nxjerrë një sondazh kredibil që e nxjerr AAK-në dhe PSD-në në vend të dytë, unë e lë politikën”, ka thënë Bislimi.

“Prapë po hyjmë me bast. Tash jemi ne të parët. Me Besnikun tash po lidhemi. Koalicioni që do të fitojë zgjedhjet jemi”, ka thënë Kuçi.

Kuçi ka thënë se në kuadër të diskutimeve për koalicion me PSD-në, hapësirën më të madhe e kanë zënë diskutimet për program.

“PSD-ja i ka pasur disa kushte në program, të cilat janë harmonizuar. Sa i përket listës, Shpend Ahmeti është i dyti në Listë, dhe janë gjithsej 25 vende për kandidatë të PSD-së”, ka thënë Kuçi.

Edhe këtu e ka thumbuar Bislimi.

“Nëse PSD-ja i ka pasur 12 deputetë e ju 10, pse atëherë PSD-ja nuk i ka marrë 60 vende në listë e ju 50”, ka thënë ai.

20:48

Hoti komenton letrën publike të Kurtit

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk i ka pëlqyer letra publike e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti pasi sipas tij takimet e deritanishme janë bërë vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në Rubikon të KTV-së ai ka thënë se kanë pasur një bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen.

“Ne nuk kemi kërkuar që këta t’i rreshtohen prapa LDK-së ose Vjosa Osmanit, por pasi jemi partia më e madhe neve na takon ta caktojmë kandidatin për kryeministër. Kështu siç është shtruar, përmes letrave publike, nuk është e mirë. Nuk e parapëlqej letrën e Kurtit pasi është e dëmshme, pasi deri më tani kemi pasur takime direkte e jo përmes portaleve”, ka thënë Hoti.

Sipas tij një koalicion ndërmjet VV-së dhe LDK-së është i vetmi që hap perspektivë të mirë për shtetin e Kosovës.

“Hajde të garojmë së bashku dhe të dakordohemi së bashku madje edhe për planprogramin. Një kandidim i tillë pa lider është e padrejtë pasi nuk ka adresë të saktë. Madje edhe vet Glauku e ka thënë para pak ditësh të njëjtën gjë”, ka thënë Hoti.

Image
20:34

Tahiri thumbon LDK-në e VV-në: S’i kemi dëgjuar duke folur për program

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka thumbuar LDK-në e Vetëvendosjen duke thënë se asnjëra prej këtyre dy partive nuk ka folur për program, por kanë folur vetëm për ndarjen e posteve politike.

Në Rubikon të KTV-së, Tahiri ka deklaruar gjithashtu se PDK-ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti tjetër politike.

“LDK-në e Vetëvendosjen nuk i kemi parë duke folur për program, por vetëm për poste politike. PDK-ja e ka bërë që s’do të bëjë asnjë koalicion me partitë parlamentare, e këtë e them me përgjegjësi të plotë. Në raport me LDK-në e VV-në jemi në një pozicion shumë të favorshëm”, ka thënë Tahiri, derisa ka theksuar se PDK-ja i ka mposhtur gjithmonë LDK-në e Vetëvendosjen.

Tutje ai ka shtuar se i kanë mposhtur këto dy parti që nga viti 2004.

“Ne i kemi përball dy parti politike që nga viti 2004 nuk ka dit me fitu dhe tjetra që nuk ka fituar asnjëherë. PDK e ka bërë të qartë që nuk do të bëjë asnjë koalicion me asnjë parti parlamentare, e them me përgjegjësi të plotë. Ky është vendimi ynë”, ka thënë ai.

Për luftimin e krimit dhe korrupsionit, Avdullah Hoti nga LDK, i tha ish-ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit, se nuk u beson askush.

Tahiri, duke i përmendur humbjet e LDK-së, i tha Hotit se është i preokupuar vetëm për pozitën e tij politike.

“Nuk të beson ty që je i preokupuar për pozitën tënde dhe i beson PDK-së. Jemi ekipi i njëjtë i cili i kemi fituar që tri palë zgjedhje. E kemi përball një LDK që vazhdon ta ketë ekipin e njëjtë nga viti 2011”, ka thënë Tahiri.

20:21

Nëse LDK-ja është partia më e madhe, s’ka pse i frikohet garës së brendshme, thotë Bislimi

Numri dy i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, ka thënë se nëse do të dëshironte LDK-ja që t’i jepte sinjal një ndryshimi rrënjësor në politik-bërjen në Kosovë, do të duhej që të pranohej Albin Kurti si kandidat për kryeministër.

Kjo për faktin se nuk ka qenë asnjëherë në Qeverisje.

“Përtej kësaj, z. Kurti e bëri edhe një kompromis të madh duke e pranuar Vjosa Osmanin si bartëse të listës. Ne kemi qenë të bindur se kjo ofertë nga Vetëvendosje të refuzohet nga LDK-ja”, .

“LDK-ja ka thënë se jemi partia më e madhe në Kosovë dhe se kanë thënë se Vjosa Osmani do të marrë secilën votë të anëtarëve të vet. Logjika e thotë se ajo do të ishte e para”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Ai ka ripërsëritur bindjen e tij se bashkë do të arrinin në më shumë se 450 mijë vota, që do të përktheheshin në 70 mandate deputetësh.

“Gara e brendshme do të ishte bonus. Më nuk do të fliste askush për Kadri Veselin e Ramush Haradinaj, por do të fliste se a do të jetë kryeministër Albin Kurti apo Vjosa Osmani”, ka thënë ai.

Image