Arbëri

MPB-ja merr vendim për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin e shtetasve të huaj

 

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për Procedurën dhe Kriteret e Lëshimit të Lejes së Qëndrimit për të Huajt.

Siç njofton kumtesa për media. ky vendim do të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit në Republikën e Kosovës për shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë.