Arbëri

Hoti thotë ministria e Financave ishte inekzistente për dy vjet, Hamza i përgjigjet direkt në Rubikon

 

Lidhur me debatin në Rubikon për ekonominë në vend, ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në dorëheqje të Financave, Bedri Hamza.

Hamza, i cili ishte pasues i Hotit në atë ministri, akuzoi në Rubikon të KTV-së LDK-në duke thënë se “jo që e kap shtetin, por do ta plaste” dhe se në kohën sa kjo parti qeveriste me vendin kishte kapur të gjitha institucionet me zyrtarë të saj.