Kur besimi dhe shpresa në drejtësi të shuhen, kërkojmë ikjen

Kur besimi dhe shpresa në drejtësi të shuhen, kërkojmë ikjen

08 September 2019 07:30

Jehona Lushaku ka lindur në Prishtinë, ku i ka përfunduar studimet në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, por edhe në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.

Studimet e magjistraturës për Integrime Evropiane i ka përfunduar në Universitetin e Hanoverit në Qendrën e Studimeve Evropiane/Jeann Monnet, kurse studimet e doktoraturës i kreu me summa cum laude në Institutin e Shkencave Politike në Hanover, Gjermani.

Ajo është dekoruar nga rektori i Universitetit të Hannoverit me çmimin “Reizkalla” dhe ka qenë fituese e bursës së “Konrad Adenauer Stiftung” për katër vjet me radhë. Lushaku ka punuar në Parlamentin e Saksonisë së Ulët, ndërkohë që ka përfunduar praktika profesionale në Bundestagun gjerman dhe në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Është përkrahur nga Programi Academic Felloëship Program/Soros për ngritje të cilësisë akademike dhe ka ndjekur trajnime të rregullta për mësimdhënie akademike për katër vjet. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare në Gjermani, Austri dhe Britani të Madhe. Ajo është e angazhuar që universitetet të ndërkombëtarizohen duke shkëmbyer studentë dhe duke ofruar mundësi studimi në gjuhën angleze. Ka qenë koordinatore e Master Programit të parë në gjuhën angleze në UP “Master of European Studies and Public Administration”. Ajo është duke udhëhequr Programin Erasmus+ në Kosove, i cili ndihmon ndërkombëtarizimin e universiteteve.

Duke qenë e preokupuar me mosnjohurinë për Bashkimin Evropian nga të rinjtë, ajo ka publikuar një libër kushtuar shkollave të mesme me titull “Bashkimi Evropian- një përmbledhje e shkurtër”. Ajo është autore e librit të dytë akademik “Europeanisation through conditionality and deliberation”, i cili do të botohet në Zvicër nga shtëpia botuese LIT Verlag. Lushaku është autore e dy punimeve në publikim e sipër për sfidat e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

---

Ada është një tip luleje orhide, që e adhuroj, por Ada quhet edhe vajza ime. Në jetë ndiej që kam një mision të fshehtë, që për aq sa kam jetë, të bëj gjithçka që mundem për të drejtat e grave në Kosovë. Duke u rritur në një shoqëri patriarkale dhe duke qenë grua, ky mision veç më forcohet.

Gati gjysma e familjeve në Kosovë kanë prezencë të dhunës familjare; vajzat nuk trajtohen nga prindërit njësoj në trashëgimi - ato diskriminohen nga vetë prindërit; grave, në diskursin përditor shoqëror u vështirësohet insistimi për të drejtat e tyre, dhe si rezultat shumica dorëzohen dhe shumë gra nuk dinë dhe nuk e kanë energjinë për të kërkuar të drejtat e tyre....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme