Arbëri

IKD: Prokuroria dhe Gjykatat kanë dështuar të mbrojnë buxhetin e shtetit me veteranët e rrejshëm

Instituti i Kosovës për Drejtësi, gjatë publikimit të raportit për rastin e “veteranëve të rrejshëm”, ka theksuar se institucionet e drejtësisë kanë dështuar të mbrojnë buxhetin e Kosovës, duke mos obliguar palët të kthejnë mjetet e përfituara jashtëligjshëm.

Në raportin ”Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës”, IKD-ja thotë se Prokuroria Themelore e Pejës dhe Gjykata Themelore nuk kanë përmbushur obligimet e tyre ligjore.