PD-ja thotë se me opozitën s’e kanë pasur në plan djegien e Kuvendit

PD-ja thotë se me opozitën s’e kanë pasur në plan djegien e Kuvendit

09 September 2019 16:47

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka thënë sot se kjo parti dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik.

“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit’, tha ai në një konferencë për media.

Partia Demokratike fton mediat të hapë arkivat e javëve përpara 30 qershorit dhe do të gjejë se opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, ka denoncuar skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka pasur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD-së dhe opozitës.

“Partia Demokratike e konsideron komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit si një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës, ndërsa anëtarët e këtij komisioni, personazhe të dosjeve 184 dhe 339, si bashkëpunëtorë të krimit në vjedhjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”, tha ai.

Ndryshe, presidenti Meta gjatë raportimit para komisionit hetimor tha se ka pasur informacione sekrete për djegien e Kuvendit, e cila ishte arsyeja e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit./KSP

Komentet

Shto koment

Të ngjashme