Kolona të gjata të kamionëve në Morinë

Kolona të gjata të kamionëve në Morinë

09 September 2019 18:08

Kolona të gjata të kamionëve janë shkaktuar pasditen e së hënës në pikëkalimin kufitar në Morinë.

Kamionë të shumtë janë duke pritur në radhë qoftë për të hyrë në Kosovë nga Shqipëria, por edhe nga ana e kundërt.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në një përgjigje për Koha.net ka thënë se kjo po ndodh për shkak të problemeve teknike në sistemin e Doganës së Kosovës.

Ky problem nuk është shfaqur për qytetarët që po lëvizin me vetura.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme