Arbëri

Viktimat e 11 shtatorit nderohen me pllakë memoriale, Haradinaj thotë Kosova e përjetoi rëndë

Viktimat e 11 shtatorit nderohen me pllakë memoriale, Haradinaj thotë Kosova e përjetoi rëndë

“Sot 18 vjet më parë edhe Kosova e përjetoi rëndë sulmin mbi institucionet, mbi popullin, mbi miqtë tanë, mbi njerëzit e Amerikës. Kosova kujton çdo vit në këtë datë të rënët, martirët e kësaj dite dhe njëkohësisht bashkëndjen me Amerikën”, kështu tha kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi bëri homazhe dhe mori pjesë në zbulimin e obeliskut në oborrin e Qeverisë së Kosovës, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në SHBA, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haradinaj, duke kujtuar këtë tragjedi ndaj miqve amerikanë, tha se kjo ditë në Kosovë do të kthehet në traditë dhe se në çdo 11 shtator të çdo viti do të nderojnë të rënët në Amerikë, para se të fillojnë punën institucionet e vendit.