Arbëri

KMDLNj e akuzon SBAShK-un se në rastin e shkollave në Kamenicë ndërhyri për motive politike

KMDLNj e akuzon SBAShK-un se në rastin e shkollave në Kamenicë ndërhyri për motive politike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka akuzuar SBASHK-un se çdo fillim të vitit shkollor sajon pretekste për organizimin e grevave, duke e quajtur standard të dyfishtë para zgjedhjeve.

“Vitin e kaluar shkaktuan kaos pikërisht në fillim të vitit shkollor duke paralizuar procesin arsimorë të cilin e kushtëzuan me rritjen e pagave të mësimdhënësve në ndërkohë që pasi politika ua përmbushi kërkesat, nuk pranuan t’i kompensojnë orët e humbura e që për mospunën e tyre i merrnin pagat sikur edhe të mirat e tjera që iu takojnë në kohën kur punojnë. SBASHK-u vitin e kaluar me grevën tipike shantazhuese dëmtuan rëndë të drejtat e nxënësve për të vijuar një proces normal arsimorë sikur edhe dëmtuan prindërit që i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla por se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk lejoheshin të hyjnë brenda nga garda pretoriane e Rrahman Jasharajt, njeriu i dytë për ndikim dhe fuqi në botë menjëherë pas Donald Trampit”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.