Kurti: Kosova bashkëndjen dhimbjen e popullit amerikan, e dimë ç’është humbja e njerëzve të pafajshëm

Kurti: Kosova bashkëndjen dhimbjen e popullit amerikan, e dimë ç’është humbja e njerëzve të pafajshëm

11 September 2019 10:55

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave.

“Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën”, ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka shtuar se, “Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur”.

Kurti ka theksuar se Kosova është e vendosur të luftojë terrorizmin.

“Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve”, ka shkruar Kurti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme