Arbëri

I zhdukur para 27 vitesh në Bosnje, kthehen në Kosovë eshtrat e Rifat Berishës

I zhdukur para 27 vitesh në Bosnje, kthehen në Kosovë eshtrat e Rifat Berishës

Rifat Berisha (1945), nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës 27 vite më parë ishte zhdukur diku në Bosnje, gjatë rrugëtimit të tij për në Slloveni. Pas 27 vite të zhdukjes, janë gjetur eshtrat e tij dhe sot janë kthyer në vendlindje, pranë familjes dhe fisit të tij, në Gurbardh, bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra për Informim e Komunës së Malishevës.

“Eshtrat e të ndjerit Rifat Berisha, sot janë pranuar nga familja, në kufirin e Kosovës me Malin e Zi, ndërsa në pranimin e arkivolit, krahas familjarëve, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe zyrtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, të prirë nga Prenk Gjetaj”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.