Arbëri

Raporti i Komisionit të Venecias për presidentin e Shqipërisë del më 11 tetor

Raporti i Komisionit të Venecias për presidentin e Shqipërisë del më 11 tetor

Kaarlo Tuori, drejtues i delegacionit të Komisionit të Venecias, deklaroi në përfundim të takimit me anëtarët e Komisionit Hetimor të Kuvendit të Shqipërisë, se tashmë e kanë një ide nëse presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën, dhe më 11 tetor do të dalin me raportin përfundimtar, përcjell Koha Jonë.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 tetor”.