Arbëri

Kosova anulon pjesëmarrjen në Samitin e Pragës

Kosova anulon pjesëmarrjen në Samitin e Pragës
Foto: Ilustrim/Koha

Kosova ka anuluar pjesëmarrjen e planifikuar në Samitin i Pragës, mes katër shteteve të Vishegradit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka njoftuar Agjencia Çeke e Lajmeve, duke iu referuar burimeve të saj diplomatike.

Refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në takimin e së enjtes, vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të presidentit çek, Milosh Zeman, i cili, të enjten e kaluar, kishte deklaruar se dëshiron t’i diskutojë mundësitë kushtetuese që Republika Çeke të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton KTV-ja.