Arbëri

SPERTK akuzon Kuvendin dhe partitë politike për situatën e keqe të krijuar aty

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së shpreh zhgënjim të thellë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe të gjitha partive politike në vend, pasi siç thonë ata përmes një reagimi në media, tash e 20 vjet qëllimisht nuk po i gjejnë zgjidhje mediumit të vetëm publik RTK.

“Është e sata herë që Kuvendi i Kosovës fillon procedurat kinse ta miratojë ligjin e ri për RTK-në, përveç vizitave të anëtarëve të Komisionit për Media ne vende të ndryshme të rajonit për të parë praktikat e këtyre vendeve sa i përket ligjit për transmetuesin publik, ky komision dhe partitë politike përsëri dështuan për ta miratuar ligjin e ri të RTK-së, dhe në këtë komision i kanë pasur përfaqësuesit e tyre. Të nderuar përfaqësues të partive politike, situata në mediumin publik është jo e mirë dhe vetëm sa po shkon duke u rënduar”, thuhet në reagim.