Arbëri

Apeli i kërkon MPB-së të ofrojë prova rreth revokimit të lejeqëndrimeve ndaj dy shtetasve turq

Foto: Koha
 

Tridhjetë ditë i ka afat Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që të rivendosë rreth revokimit të lejeqëndrimeve ndaj dy shtetasve turq, Cihan Ozkan dhe Mustafa Erden, të cilët së bashku edhe me katër të tjerë u dëbuan vitin e kaluar nga autoritetet kosovare për në Turqi, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Apelit, njësoj si gjykata e shkallës së parë, bazuar edhe në vendimin e plotë që e posedon “Koha Ditore”, ka konstatuar se Divizoni për të Huaj i kësaj ministrie, duke pasur për bazë arsyetimin për revokim, nuk e ka arsyetuar dhe as mbështetur në prova atë. Po ashtu, ka konstatuar se janë bërë shkelje procedurale gjatë marrjes së vendimit.