Arbëri

Bllokohen 46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili në Shqipëri

 

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë ndaloi hyrjen e 46.2 produkte të pasigurta nga Brazili për territorin shqiptar, si dhe ndëshkoi me 5.25 milionë lekë për kundravajtje ligjore tri supermarkete në Tiranë.

Sipas njoftimit për shtyp të AKU-së, gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kalimit kufitar në Durrës dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi 27 ton “Fileto pule” me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app) dhe 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” me mangësi në dokumentacionin shoqërues.