Arbëri

BE-ja nënshkruan marrëveshje me Shqipërinë në vlerë prej 94 milionë eurosh për anëtarësim

 

Në Tiranë u nënshkrua të premten mes BE dhe Shqipërisë, Marrëveshja e Financimit, IPA (Instrumenti i Para Anëtarësimit) 2018.

Në një njoftim për shtyp të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, citohet Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, të ketë thënë pas nënshkrimit të saj, se ajo "pasqyron prioritetet kyçe të BE në Shqipëri: reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë dhe do të mbeten në zemër të partneritetit të BE me Shqipërinë. Por mbrojtja e mjedisit dhe administrimi i ujërave gjithashtu do të mbështeten shumë nga programi i ri”.