Arbëri

SBASHK-u proteston në Kamenicë, kërcënon edhe me grevë të përgjithshme

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Për të kundërshtuar riorganizimin e mësimit në disa shkolla, me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të organizohet protestë, të hënën, para objektit të Komunës së Kamenicës, shkruan sot Koha Ditore.

Kreu i kësaj komune ka vendosur tash e disa javë që në shkollat në të cilat ka pak nxënës të ketë riorganizim të mësimit, ku nxënësit do të bartën me transport publik në shkolla të tjera. Fillimisht në fazën e parë, nga 6 shkolla, mësimi do të organizohet në vetëm 2 prej tyre. Sindikata e Arsimit është duke e kundërshtuar këtë vendim, me ç’rast ka thirrur protestë për sot (e hënë), duke nisur nga ora 12 e 30.