Arbëri

Fëmijët e “braktisur” përdoren nga prindërit për të siguruar azil në vendet e BE-së

 

Prindër nga Kosova kanë nisur të ndjekin shembullin e atyre të Shqipërisë duke “braktisur” fëmijët e tyre në vendet e BE-së, shkruan sot Koha Ditore.

Nga të dhënat statistikore, vetëm në Itali janë në proces integrimi 7.580 të rinj nën moshën madhore, dhe mes tyre numri më i lartë janë nga Shqipëria, ndërsa që një pjesë më e vogël nga Kosova. Ndërkohë që 1600 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar enden rrugëve të Italisë.