Arbëri

Vuçiqi thotë se Merkeli dëshiron që Kosova e Serbia “të bisedojnë derisa të gjejnë zgjidhje”

Foto: Presidenca serbe
 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë të martën se Evropa pa dyshim se dëshiron zgjidhjen e problemeve mes Kosovës e Serbisë.

Duke folur pas një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Vuçiqi tha se Gjermania insiston në këtë.