Arbëri

Apeli miraton kërkesën e SBASHK-ut për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën e tyre, duke prishur kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kompensimin e orëve të humbura mësimore, ku MASHT obligon personelin arsimor t’i kompensojnë orët që ishin humbur gjatë grevës që kishte zgjatur tri javë.

Gjykata e Apelit ka vendosur se lënda duhet t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rigjykim dhe rivendosje.