Arbëri

Instalohen sisteme alarmi në digat e hidrocentraleve në Shqipëri për rastet e emergjencave

 

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se në zbatim të planit të gatishmërisë në rastet e emergjencave, ka instaluar sistemet e alarmit për rastet e dëmtimeve të mundshme të digave nga tërmetet apo prurjet e mëdha të ujit, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në zonat përreth Hec-eve të kaskadës.

Sipas KESH, “Sirenat e instaluara për lajmërim në rast përmbytjesh, katastrofash mjedisore mbulojnë zonën në 360 gradë horizontale dhe frekuencat e riprodhimit të zërit janë 200 – 2000 Hz. Stacionet e komandimit të sirenave janë të pajisur me mikrofon dhe japin mesazhe në kohe reale në çdo sirene. Gjithashtu sirena mund të lidhet me mikrofon për të transmetuar mesazh zanor lokal”.