Arbëri

Pacolli në jaht me të dyshuarin për vrasjen e Ivanoviqit, ky hesht e MPJ e quan takim normal

 

Rrjeti i gazetarisë hulumtuese në Serbi, KRIK, ka publikuar një fotografi të zëvendëskryeministrit të parë në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacolli bashkë me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Milan Radoiçiq.

Ky i fundit, njeri i nëntokës, siç e quan KRIK, është i kërkuar në Kosovë si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe është në arrati që nga vrasje e tij në 2018, raporton KTV.