Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë Foto: Koha / ilustrim

Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

07 October 2019 01:38

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pesë ditët e ardhshme në Kosovë, do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës së enjte nuk do të jenë stabile, kjo si pasojë e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, duke krijuar kushte për mot me vranësira të dendura dhe kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të luhaten ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës priten të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-12 m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme