Arbëri

Efekte pozitive nga investimet në Rrugën e Kombit

Efekte pozitive nga investimet në Rrugën e Kombit

Në “Rrugën e Kombit”, falë koncesionit të mirëmbajtjes po mundësohet investimi për plotësimin e boshllëqeve të trashëguara, garantimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen cilësore duke u shndërruar në një rrugë me standarde europiane.

Ndërtimi i urës së re mbi lumin Drin, përforcimi i disa urave përgjatë gjatësisë së rrugës ndërkohë gjatë gjithë segmentit është bërë vendosja e sinjalistikës dhe tabelave nga e para, instalimi i kamerave inteligjente në 114 km, përfundimi i nyjës së re të Kalimashit si dhe shtrimi i korsive në afërsi të Kukësit, kanë dhënë efekte pozitive në reduktimin e numrit të aksidenteve në këtë rrugë.