Arbëri

Engel, letër institucioneve të BE-së: Të zbatohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Engel, letër institucioneve të BE-së: Të zbatohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, Eliot Engel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të certifikojë Planin e liberalizimit të vizave dhe t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.

Në letrën dërguar presidentit të Komisioni Evropian, presidentit të Këshillit të Evropës, si dhe krerëve të 28 shteteve të Bashkimit Evropian, Engel ka kërkuar plotësimin e rekomandimit të Komisionit për të lejuar liberalizimin e vizave për kosovarët, me të njëjtat standarde që BE ia ka akorduar fqinjëve të Ballkanit, shkruan ksp.