Arbëri

Sipas Stefanoviqit, Kurti nuk mund të shpërfillë Listën Serbe

Sipas Stefanoviqit, Kurti nuk mund të shpërfillë Listën Serbe

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, akuzoi partitë politike që morën mbështetjen e popullit shqiptar në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, se po vazhdojnë politikën e mosrespektitmit të Marrëveshjes së Brukselit dhe po tregojnë se nuk dëshirojnë të bisedohet. Duke komentuar para gazetarëve në Beograd deklaratën e Albin Kurtit, se nuk dëshiron të bisedojë me Listën Serbe meqë nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, ai tha se nuk është legjitime që dikush të shpërfillë vullnetin e popullit serb në këtë mënyrë, përcjell Koha.net.

"Lista Serbe më shumë se bindshëm ka konfirmuar se është përfaqësuese absolute e serbëve të Kosovës. Nuk mundet që vullneti i popullit serb të shpërfillet duke thënë se nuk dëshironi të bisedoni me njerëzit që kanë legjitimitet për të biseduar dhe të gjejë disa serbë të tjerë që nuk kanë mbështetje" është shprehur Stefannoviq para gazetarëve, duke hapur një konferencë mbi sigurinë kombëtare në Serbi.