Arbëri

EULEX-i: Shqyrtimi i rasteve të profilit të lartë nga gjyqësori i Kosovës mbetet i ngadaltë

EULEX-i: Shqyrtimi i rasteve të profilit të lartë nga gjyqësori i Kosovës mbetet i ngadaltë

EULEX-i ka prezantar dje para kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, zëvendës-kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arben Ismajli, drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i cili përfaqësonte Ministrinë e Drejtësisë dhe përfaqësuesve të Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE dhe Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, raportin e tretë me gjetjet nga monitorimi sistematik dhe tematik në gjyqësorin e Kosovës.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, u.d. shefi i EULEX-it, Bernd Thran, tha se monitorimi i thuktë i rasteve të përzgjedhura ka dëshmuar të jetë një mjet efektiv për vlerësimin e përputhshmërisë së sistemit të drejtësisë vendase me legjislacionin e Kosovës dhe standardet për të drejtat e njeriut.