Arbëri

Stefanoviq: Serbia do të bëjë të pamundurën që të pengojë pranimin e Kosovës në Interpol

Stefanoviq: Serbia do të bëjë të pamundurën që të pengojë pranimin e Kosovës në Interpol

Beograd, 9 tetor - Sipas ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Asambleja e Përgjithshme e Interpolit në Kil paraqet një sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme për Serbinë. Në Asamblenë, që mbahet javën e ardhshme, Kosova do të provojë edhe njëherë të bëhet anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë.

"Delegacioni i Serbisë, të cilit do t\i prij unë, do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur integritetin profesional të Interpolit, për respektimin e Rezolutës së Korelit që parasheh se vetëm vetëm anëtaret e Kombeve të Bashkuara dhe vëzhgueset në OKB mund të anëtarësohen në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë, por edhe për mbrojtjen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB", është shprehur Stefanoviq gjatë një konference për sigurinë në Serbi, përcjell Koha.net.