Arbëri

Haradinaj: Kosova dhe Norvegjia kanë ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera

Haradinaj: Kosova dhe Norvegjia kanë ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Arne Sannes Bjørnstad, përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë - Departamenti i Evropës Juglindore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë takim Haradinaj e ka njoftuar përfaqësuesin Special Bjørnstad, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë, duke theksuar faktin se Kosova me nivelin e treguar në zgjedhjet e 6 tetorit, në një proces kaq demokratik, fer dhe të drejtë, ka dëshmuar që është partner i Evropës, me të drejtë i takon kësaj familje të madhe dhe në këtë rrugëtim kërkon mbështetjen e Norvegjisë.