Arbëri

BB nuk parasheh rritje ekonomike në Kosovë që do të ulte papunësinë

 

Kosova ka vite që shënon rritje ekonomike. Por, shkalla e rritjes ende mbetet e pamjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe rimëkëmbur ekonominë.

Perspektiva e rritjes ekonomike në Kosovë parashihet të jetë pozitive, me rritje mesatare prej 4.2 për qind. Krahasuar me vendet e rajonit, të cilat sipas Bankës Botërore po përjetojnë ngadalësim, Kosova ka rritje më të lartë.