Arbëri

Ministri gjerman: BE-ja duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

 

Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen, deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, për gazetën gjermane ”Welt am Sonntag”.

”Refuzimi do të rrezikonte seriozisht besueshmërinë e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakuum politik, atë do ta mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme”, theksoi ai. ”Partnerët tanë nuk duhet të shkelin fjalën e dhënë”.