Arbëri

15 vite nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

 

Një tragjedi tronditi Kosovën 15 vite më parë, ku 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha” nga Malisheva kanë humbur jetën gjatë një ekskursioni që po bënin në Shqipëri.

Ngjarja kishte ndodhur kur autobusi që po barte 49 maturantë, u rrokullis dhe ra në humnerë në Fushë Arrëz të Pukës, me ç’rast 34 nxënësit e tjerë u lënduan rëndë, shkruan ksp.