Arbëri

Pesë vjet nga droni me “Autochthonous” në Beograd

 

Më 14 tetor të vitit 2014 ndodhi ajo që do të merrte një vëmendje të gjerë mediatike. Në orën 21:27 u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian Francë 2016.

Ndërprerja ishte paralajmëruar thuajse që para fillimit: u ndalua pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar. Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.