Arbëri

Haradinaj: Prezenca KFOR-it vazhdon të mbetet e nevojshme

Haradinaj: Prezenca KFOR-it vazhdon të mbetet e nevojshme

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Njësisë së Specializuar Shumë-Kombëshe, Regjimentit të Karabinierëve, në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Ai e ka falënderuar kolonelin Ruggiero Capodivento për angazhimin e deritashëm në shërbimin e tij në Kosovë, ndërsa i ka uruar mirëseardhje në këtë detyrë kolonelit Paolo Pelosi, transmeton kp.