Arbëri

RrGK-ja prezanton në Bruksel raportin mbi diskriminimin në baza gjinore në Ballkan

RrGK-ja prezanton në Bruksel raportin mbi diskriminimin në baza gjinore në Ballkan

Në Bruksel sot përfaqësuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) prezantoi raportin e ri rajonal Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Ballkanin Perëndimor gjatë “Takimit të 10-të Rajonal të Koordinimit të vendeve kandidate të BE dhe vendeve potenciale” i organizuar nga Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Studimi sugjeron se diskriminimi me bazë gjinore lidhur me punën është një çështje e rëndësishme që pengon punësimin e grave, si dhe minon të drejtat e tyre të punës në Ballkanin Perëndimor (BP).