Rama do t’ia propozojë Kurtit emërimin e nga një ministri për bashkëpunimin mes dy vendeve

Rama do t’ia propozojë Kurtit emërimin e nga një ministri për bashkëpunimin mes dy vendeve

Bashkim Shala 19 October 2019 06:28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar një takim në ditët në vijim me kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i Qeverisë shqiptare ka thënë se do t’i dëgjojë me shumë kënaqësi idetë e Albin Kurtit, tani që do ta marrë përgjegjësinë dhe do të kalojë nga poezia e opozitës në atë të prozës së Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Ka propozuar me këtë rast që si Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të kenë nga një ministër shteti për marrëdhëniet e ndërsjella Shqipëri-Kosovë.

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, në konferencën për shtyp, pak orë pas përgjigjes negative për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Sipas kreut të ekzekutivit shqiptar, takimi i radhës për shengenin ballkanik do të jetë më 10 nëntor në Ohër dhe se Kosova është e ftuar, por kjo varet se kur do të krijohet Qeveria. Ai mohoi se ka një marrëveshje mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë, dhe tha se është bërë vetëm një deklaratë e përbashkët dhe është dakordësuar një nismë për lëvizjen e lirë në rajonin tonë. (Më shumë detaje mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme