Nxënësit detyrohen t’i bëjnë kopje librat që u takojnë falas Foto: Driton Paçarada / Koha

Nxënësit detyrohen t’i bëjnë kopje librat që u takojnë falas

Edona Kutleshi Edona Kutleshi 19 October 2019 06:43

Edhe pse janë bërë gati dy muaj qëkur ka nisur viti i ri shkollor, shumë institucione shkollore po ballafaqohen me mungesë të teksteve.

Drejtorë komunalë të arsimit e drejtorë të shkollave e kanë konfirmuar se në disa shkolla ende ka mungesa të librave. Si pasojë e këtyre mungesave nxënësit po i fotokopjojnë librat nga shokët e klasës.

Dhënia falas e teksteve për nxënësit e klasave 1 deri në të 9 rregullohet me udhëzimin administrativ “pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre” i nxjerrë në vitin 2016 nga Ministria e Arsimit. Zyrtarët e MASHT-it nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetës në lidhje me këto vonesa, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë, Kimete Konjusha-Dida, ka deklaruar se në këtë shkollë kanë mungesë të teksteve të gjuhës angleze. Ajo ka theksuar se kanë bërë ankesë në MASHT dhe se janë në pritje të sigurimit të librave.

E drejtoresha e shkollës “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, Supije Zhitia, ka thënë se në këtë shkollë u janë dërguar librat por jo për të gjithë nxënësit. Disa nga tekstet që u mungojë janë edukata qytetare, gjuhë angleze, gjuhë shqipe, gjeografi, fletore pune etj. Për këtë, sipas saj, kanë shprehur shqetësim edhe prindërit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Juve05/11/2019 17:22

Në Pejë, në gjimnazin "Bedri Pejani" profesori i matematikës i detyron nxënësit me i ble librat që i boton ai përndryshe nuk do ta marrin notën kaluese.

Shto koment

Të ngjashme