Arbëri

Sipas analistëve, masa e reciprocitetit karshi Serbisë është më e favorshme për Kosovën

Foto: Koha / ilustrim
 

Zëvendësimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake me masë të reciprocitetit nga njohësit e çështjeve ekonomike po shihet si veprim më i arsyeshëm karshi politikave agresive të Serbisë, ndërsa shoqëria civile po kërkon që qeveria në ardhje të ketë kujdes me veprimet karshi taksës.

Ishte zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili para dy dite tha se taksa është bërë një pengesë.