Arbëri

Hoti: Zhvendosja e Presidencës në objektin e MKRS-së rrit shpenzimet për qindra-mijëra euro

Foto: Driton Paçarada / KD / ilustrim
 

Zhvendosja e Presidencës në zyrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë, pa u bërë zgjidhje për vendosjen e qindra punëtorëve të këtyre dy ministrive në një objekt publik ku nuk paguhet qira, nënkupton rritje të shpenzimeve qeveritare për qira.

Kështu ka deklaruar Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një postim në llogarinë e tij në Facebook.