Arbëri

Cakaj: Shqipëria do ta ndihmojë financiarisht Luginën për blerjen e teksteve shkollore

 

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

“Ky vendim i shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë”, thuhet në njoftimin e Cakajt në Facebook.