Arbëri

Në raportin e Martyt, Veseli përshkruhet si kryesori në kampet e supozuara të mbajtjes në Shqipëri

Figurave të larta të luftës së UÇK-së që janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u paraqitur në Hagë, u është shtuar edhe emri i Kadri Veselit.

Emri i tij përmendet në disa raste, në raportin që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale - atij të Dick Martyt.