Italia hap dyert për prodhimet “Made in Kosova” Foto: AKB

Italia hap dyert për prodhimet “Made in Kosova”

08 November 2019 14:43

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve po merr pjesë në vizita të ndryshme me ftesë të Bizneseve dhe qeverive lokale të regjionit të Venecias, Itali, njofton kjo aleancë përmes një komunikate.

Delegacioni është pritur nga Renato Celotto - President i Btime Group; Nicola Fragomeni - Kryetar i bashkisë së Santa Maria di Sala-Venecia; dhe Luigi Ardizzoni - Drejtori i Qendrës Tregtare TOM, transmeton Koha.net.

“Në këtë rast, Fragomeni tha se Italia është vend i madh për bashkëpunim në mes bizneseve të Evropës dhe Ballkanit dhe ky moment është i rëndësisë së veçantë sepse për herë të parë po marrin pjesë shumë delegacione të institucioneve lokale dhe qendrore e me theks të veçantë ato biznesore ku kam kënaqësinë ta përshëndesim Delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar dhe përfaqësues i Dhomës Kombëtare Tregtare për shumë vende të Ballkanit e që është mundësi e madhe për të hapë tregje të reja për bizneset italianë në këtë regjion”, thuhet në njoftim.

Santa Maria di Sala-Venecia si regjion ka më shumë se 750 bizneseve të mëdha të industrisë së ndryshme që kërkojnë bashkëpunim me shumë vende të ndryshme të Evropës, Ballkanit dhe botës së tretë.

“Hapja e Qendrës Tregtare TOMMASINI është derë e hapur për të gjitha bizneset dhe brendet ndërkombëtare dhe kjo neve na bën që të jemi lider në tregjet ndërkombëtare, prandaj ftojmë të gjitha bizneset e Ballkanit që te vijnë këtu për mundësin e bashkëpunimit me ne dhe të shkëmbimit të produkteve dhe përvojave të mira që kemi si biznes ndërkombëtar”, është shprehur Celotto.

“Italia është një nga partnerët më të mëdhenj të Evropës. Për Kosovën, kontributi i juaj vlerësohet lart si nga qytetarët, bizneset por edhe institucionet e shtetit të Kosovës për gjithë atë që keni bërë dje dhe sot, për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe shtetit të Kosovës. Prandaj hapja e kësaj qendre të madhe tregtare është edhe një mundësi e re që të gjitha bizneset e regjionit të Ballkanit të vijnë këtu dhe të kërkojnë hapësirë për të shitur produktet e veta në këtë qendër të madhe tregtare e posaçërisht kjo është mundësi e madhe për prodhuesit e Kosovës që të plasojnë produktet ‘Made in Kosova’ në mes të Evropës”, ka thënë Shahini.

Gjithashtu, Shahini i ftoi të gjitha bizneset që ishin të pranishëm që të vijnë të vizitojnë Kosovën dhe për së afërmi të shohin ndryshimet dhe reformat e politikave ekonomike në shtetin më të ri në Evropë se si kemi përparuar duke bërë hapa konkret dhe duke krijuar një klimë të favorshme për investime në Kosovë si i vetmi vend më atraktiv në Ballkan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme