Punëtorët e sektorit privat kërkojnë paga mbi 350 euro, paralajmërojnë protesta

Punëtorët e sektorit privat kërkojnë paga mbi 350 euro, paralajmërojnë protesta

08 November 2019 16:09

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës sot mbajti takim me kryetarë të disa shoqatave sindikale, ku u bisedua për gjendjen e keqe të punëtorëve të këtij sektori.

Në këtë takim u tha se ka ende kushte të këqija të punës dhe punëtorë që paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro.

Ne këtë takim të SPSPK-së u vendos që nga java e ardhshme të fillohet me protesta dhe greva, duke kërkuar kushte me te mira të punës dhe paga mbi 350 euro./KsP/

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme