Tregu farmaceutik në kaos Foto: Koha/Ilustrim

Tregu farmaceutik në kaos

09 November 2019 09:56

Mungesa e barnave të regjistruara në tregun farmaceutik të Kosovës vazhdon prej vitesh të mbetet problem, me të cilin ballafaqohen qytetarët. Si rrjedhojë, pacientët përballen me mungesë të barnave esenciale që i përdorin si terapi ditore.

Aktualisht, ka mungesë në treg edhe të barnave, të cilat janë të regjistruara nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale.

Farmacisti Shkumbin Jusufi, njëherësh kryesueses i komisionit për barnatore nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, thotë se tregu farmaceutik është në kaos të madh. Sipas tij, ka mungesë të madhe të barnave jetike në vend, duke shtuar se deri në 60 për qind të barnave të regjistruara nuk sillen në Kosovë nga kompanitë farmaceutike.

“Gjithçka varet nga distributori. Nëse dëshiron, e sjell mallin, në këtë rast ilaçet, e nëse nuk do, nuk e sjell. Askush nuk e penalizon, askush nuk e kontrollon”.

“Nga 3800 forma të barnave të regjistruara në AKPM, rreth 40 për qind importohen, derisa rreth 60 për qind e barnave nuk importohen fare, askush nuk jep llogari për këtë punë. Pasojat janë mungesa e barnave në treg, kontrabanda, pastaj është farmacisti, i cili bie tmerrësisht në pozitë të keqe”, thotë Jusufi.

Edhe vetë qytetarët thonë se mungesa e barnave është evidente.

Mentor Haliti, një qytetar nga Prishtina, thotë për Radion Evropa e Lirë se ballafaqohet shpesh me problemin e gjetjes së barnave në treg, derisa shton se shpeshherë ato i blen në vende të rajonit, qoftë për vete apo edhe për familjarë.

Të plotë e gjeni në REL

Komentet

Shto koment

Të ngjashme